Ndryshimi i gjuhës


ВАЖНО ИЗВЕСТУВАЊЕ


Бидејќи целата територија на нашата држава ќе биде зафатена со високи температури од алертна и портокалова фаза во текот на следните денови, почнувајќи од четврток 21.07. до 24.07.2021 година, ДИТ ги известува работодавачите дека согласно своите надлежности ќе врши засилени инспекциски контроли
Прочитај повеќе..

Известување за топлотен бран и препораки


ИЗВЕСТУВАЊЕ



Fletëparaqitje


PARAQITUNI NË NUMRIN E TELEFONIT

СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Jan
1
Hën
2018
Fushata nacionale „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë!“
Jan 1 all-day

Nga 1 јаnari,viti 2018 Qendrat Informative dhe Këshilluese e të rinjëve ИНФО СЕГА , nga Prilepi dhe Kavadari në bashkëpunim me Fakulteti.mk dhe Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, oficialisht e filluan fushatën  nacionale „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë“.

Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për të drejtat e tyre të punës. Nëpërmjet aktiviteteve të fushatës do të veprohet drejt ngritjes së vetëdijes së të rinjëve, të kuptojnë që kanë të drejta në vendin e punës, në  ç’mënyrë, ku dhe si të informohen për to.

Kampanja „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë! “ përfshin një sërë aktivitetesh të cilat do të zbatohen gjatë vitit 2018 dhe të njejtat parashikojnë takime edukativo – konsultuese, diskutime publike, Ditë INFO Ditë dhe ngjarje nëpërmjet të cilave do të përfshihen numër i madh të rinjësh (gjimnazistë dhe studentë), punëtorë të rinj, punëdhënës, vendimmarrës  në rang lokal dhe nacional dhe organizata joqeveritare me qëllim ngritjen e vetëdijes për garantimin e të drejtave në vendin e punës. Nëpërmjet aktiviteteve të kampanjës do të ndikohet edhe në rritjen e vetëdijes  për rëndësinë e informimit për të drejtat e punëtorëve në mbarë popullatën e Republikës së Maqedonisë.

Aktivitetet të cilat do të realizohen ne kuadër të kampanjës Nacionale:

–       Thirrje për partnerë dhe përkrahës të kampanjës;

–       Panel diskutimi „Sa respektohen të drejtat e punës te të rinjtë?“;

–       Trajnimi për të drejtat e punëtorëve të rinj e organizuar nga ILO (Organizata ndërkombëtare e punës);

–       Anketa për të rinj „Sa i njehin të rinjtë të drejtat e punëtorëve?“;

–       Organizimi i DITËVE INFO, puntori me gjimnazistë dhe studentë, gara për të rinj për fotografinë më të mirë në rang nacional dhe lokal;

–      Marrja pjesë si mysafir në emisionet e mediave lokale dhe nacionale;

–      Takime joformale me të rinjë / Diskutime publike në rang lokal;

–      Fushata online gjatë gjithë vitit me publikimin çdo ditë nga një të drejtë nga ligji për marrëdhënien e punës.

Fushata „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë” zbatohet me përkrahjen e Programit  për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet regjionit Normandi dhe Maqedoni, Agjencioni për të rinj dhe sport i Republikës së Maqedonisë dhe Inspektoratit Shtetëror të punës.

 

Trajnimi në temë „Të drejtat e të rinjëve në vendin e punës – punë e denjtë për njerëzit e rinjë”
Jan 1 @ 12:49 pm – Jan 31 @ 1:49 pm

Nga 1 јаnari,viti 2018 Qendra Informative dhe Këshilluese e të rinjëve ИНФО СЕГА , nga Prilepi dhe Kavadari në bashkëpunim me Fakulteti.mk dhe Konfederatën e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, oficialisht e filluan fushatën  nacionale „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë“.

 

Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te të rinjtë për të drejtat e tyre të punës. Nëpërmjet aktiviteteve të fushatës do të veprohet drejt ngritjes së vetëdijes së të rinjëve, të kuptojnë që kanë të drejta në vendin e punës, në  ç’mënyrë, ku dhe si të informohen për to.

 

Në përbërje të aktiviteteve të fushatës është i paraparë trajnim me temë „Të drejtat e të rinjëve në vendin e punës punë e denjtë për njerëzit e rinjëe organizuar nga organizata Ndërkombëtare e punës (ILO) dhe Kualicioni  i organizatave të të rinjëve СЕГА. Fushata ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së njerëzve të rinj për të drejtat e tyre në vendin e punës, односно informimi dhe njoftimi i punëtorëve të rinj me të drejtat e tyre themelore në vendin e punës.

 

Programi për trajnim është i themeluar mbi doracakun e МОТ për „Të drejtat e të rinjëve në vendin e punës“, i cili i është përshtatur  situatës dhe ligjvënies maqedone. Fushatën do ta zbatojë ekspert nacional nga fusha e të drejtave të punëtorëve.

 

Ngjarja do të mbahet në hotel Esperanto në Strumicë, në periudhën nga 31 janari deri në 02 shkurt, viti 2018 dhe do të marrin pjesë 25 pjesëmarrës, përfaqësues nga institucione, sindikata dhe organizata qytetare nga gjithë Maqedonia.

 

Fushata „365 të drejta punëtorësh për të rinjtë” zbatohet me përkrahjen e Programit  për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet regjionit Normandi dhe Maqedoni, Agjencionit për të rinj dhe sport i Republikës së Maqedonisë dhe Inspektoratit Shtetërorë për Punë.

Shk
7
Mër
2018
   365 TË DREJTA PUNËTORËSH PËR TË RINJ
Shk 7 @ 10:45 am – 1:15 pm

365 TË DREJTA PUNËTORËSH PËR TË RINJ

    AGJENDA

PANEL DISKUTIM “ SA RESPEKTOHEN TË DREJTAT E PUNËTORËVE  TË RINJ NË

  1. E MAQEDONISË?“

          KAMPANJA NACIONALE “365 TË DREJTA PUNËTORËSH PËR TË RINJTË“

07 shkurt 2018, UE Qendra informative, Shkup

 

10:45-11:00       Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:45-11:00      Deklarata për mediumet

11:00-12:20      Panel diskutim  “SA RESPEKTOHEN TË DREJTAT E PUNËTORËVE TË RINJ NË       R. E MAQEDONISË?“

Hapja oficiale e panel diskutimit

–   z. Zoran Ilieski, Drejtor ekzekutiv i koalicionit të organizatave të të rinjëve СЕГА

                        Të drejtat e punës për të rinj, si dhe pse duhet të garantohen?

 

–  z.Alajdin Havziu, Drejtor i Inspektoratit shtetëror për punë në R.e Maqedonisë

Përkrahja e Agjensionit për të rinj dhe sport ndaj të rinjve

–   Znja.  Aleksandra Diçevska, përfaqësues i agjencionit për të rinj dhe sport në R.e Maqedonisë

          Njoftim me gjendjen për implementimin e të drejtave të punëtorëve në R. e Maqedonisë

 

– Z.Bllagoja Rallkovski – Drejtor i Konfederatës së Sindikatave të lira

          Të drejtat e punëtorëve të rinj – thelbi i punës së denjët

– Z. Emil Krstanovski, Koordinator Nacional i organizatës Ndërkombëtare të punës në Maqedoni

         Përvoja dhe praktika nga përfaqësime juridike për realizimin e të drejtave të punëtorëve

– Znja . Aneta Basnarkov – Avokat

         Prezantimi i zbulimeve nga Anketa  “Sa i njohin të rinjtë të drejtat e tyre të punës“

– Z. Marjan Aleksoski, Drejtor i Fakulteti.mk

         Diskutim ndërmjet panelistëve në drejtim të definimit të rekomandimeve për përmirsimin e                            gjendjes me të drejtat e punërorëve të rinj në Maqedoni

12:20-12:30    Njoftim për aktivitetet e ardhëshme në kuadër të kampanjës Nacionala  365 TË DREJTA PUNËTORËSH PËR TË RINJ“

– znjsh. Elena Llazova  – Bashkëpunëtor për komunikime në ИНФО СЕГА

12:30-12:45   Diskutim i hapur

12:45-13:15    Koktel

Kampanja  365 TË DREJTA PUNËTORËSH PËR TË RINJ“ implementohet me përkrahje Programi për bashkëpunim decentralizues ndërmjet regjionit Normandi dhe Maqedoni , Inspektoriati shtetërorë për punë dhe Agjencioni për të rinjdhe sport në R. e Maqedonisë.Kjo ngjarje është e përkrahur nga Organizata ndërkombëtare e punës (International Labor organization)

Qer
11
Hën
2018
Punëtoria për monitorimin dhe vlerësimin e programit të ri nacional për punë të denjtë në Maqedoni 11-12 korrik v. 2018, Hotel Arka , Shkup
Qer 11 @ 8:30 am – Qer 12 @ 4:30 pm

Kontekst

  Ekziston shtypje gjithnjë e më e madhe mbi kreatorët e politikave për definimin e rezultateve materiale dhe matëse për intervenimet në kuadër të politikave si dhe për monitorimin e tyre. Kjo vlen edhe për ONP, si dhe për konstituentët,duke i përfshirë dhe ministritë e punës, punëdhënësit dhe sindikatat.

Në mënyrë interne, monitorimi dhe vlerësimi  është mjet i rëndësishëm për udhëheqje që ndihmon të vërtetojmë se a jemi në rrugën e vërtetë ose duhet të ndryshojmë diçka. Sa i takon botës së jashtme, monitorimi dhe vlerësimi i mirë ndihmon në përgjigjet e kërkesave të rregullta nga publiku për raportimin e asaj që funksionon dhe asaj që nuk funksionon. Kontrollet e zbatuara kohëve të fundit të programit Nacional ONP për punë të denjtë (PNPD1)në Maqedoni e theksuan nevojën për forcimin e monitorimit dhe vlerësimit. Gjithsesi, donatorët, ( si për shembull BE) duan realizim të suksesshëm dhe në kohë,si dhe vlerën monetare,e cila nuk mund të dërgohet me përpikshmëri pa kornizën e duhur për monitorim dhe vlerësim.

Zyra e ONP në Budapesht në vijimsi planifikon të organizojë trajnim përkujtues  në lidhje me konceptet për monitorim dhe vlerësim dhe zbatimi i tyre në planifikimin e programit Nacional pasues për punë të denjtë (2019 deri në v. 2022 ). Pritshmëritë janë që trajnimi të kontribuojë në përmirsimin e kualiteteve të planifikimit të mëtutjeshëm.Trajnimi është i destinuar për specialistët dhe udhëheqësit në nivel të ndërmjetëm në Ministrinë për punë dhe politikë sociale,Ministrinë e ekonomisë ,Ministrinë e financave, Agjencionin  për punësim, Inspektoratin shtetërorë të punës, organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat. Numri që pritet të marrin pjesë është 25.

 Synimet e punëtorisë

Synimet për mësimin e ngjarjes që do të organizohet në Shkup përfshijnë konfirmimin e gjetjeve nga shqyrtimi ekzistues i PNPD, përkujtim për konceptet kyçe nga vlerësimi i rezultateve dhe zbatimi i tyre në përgatitjen e re të PNPD.

Trajnimi do të kyçë sesione për

  • Arsyetimin e vlerësimit të rezultateve
  • koncepte kyçe në vlerësimin e rezultateve dhe zbatimi i tyre në planifikimin e ri të PNPD,
  • përmirsimi i kornizave për monitorim dhe vlerësim të rezultateve kyçe të propozuara nga

Rezultatet që priten

  • vërtetimi i shqyrtimit ekzistues i PNPD,
  • avancimi i aftësive për monitorim dhe vlerësim,
  • Plotësimi i rezultateve kyçe me tregues solid për arritshmërinë, si dhe definimi i rezultateve kyçe përfundimtare,
  • Dakordimi për aktivitetet e radhës për përgatitjen e PNPD.

1 Programet nacionale për punë të denjtë janë nxitësit kryesorë gjatë realizimit të përkrahjes së ONP në vendet-anëtare. PNPD paraqet kornizë afatmesme për planifikim që e drejton punën e ONP në një vend të caktuar, në pajtueshmëri me prioritetet dhe synimet e dakorduara me qeveritë dhe punëdhënësit.

Programi,  E hënë , 11 qershor

 

Koha Теma
08.30 Regjistrimi i pjesmarrësve
09.00 Hapja

z-nja Milla Carevska, Ministër për punë dhe politikë sociale

z. Markus    Pillgrim, Drejtor i  ONP për Europën Qendrore dhe Lindore

z-nja  Luiza Vinton, Koordinator rezidencial i ON

09.20 Vendosja e skenës (synime, hyrja në program dhe pjesmarrësit)
09.35 Gjetjet nga shqyrtimi i PNPD për Maqedoninë
10.05 Arsyetim i vlerësimit të rezultateve
10.20 Sesion i përshpejtuar për rikujtim – korniza logjike/ose teoritë për ndryshim – 7

hapa të thjeshta ; koncepte  kyçe  për  vëzhgim  shqyrtim dhe vlerësim si dhe  zbatimi i tyre te PNPD.

11.20 Çaj/Kafe
11.45 Grupe punuese të planifikuara sipas anëtarëve (Qeveria, sindikata, punëdhënës) (Pjesa 1):

Ndërtimi i një zingjiri logjik dhe të qartë të rezultateve: Synime që duhet të definohen qartë- kontrolli i kualitetit

13.15 Pushim dreke
14.15 Kontrolli i kualitetit:Prezentime nga tre grupet punuese, a ka fusha me interes të përbashkët dhe sinergji?
15.30 Çaj/Kafe
16.00 Grupe punuese paralele  sipas rezultateve kryesore  (Pjesa2):  Tregues dhe metoda për mbledhjen e të dhënave: Tregues dhe burime të dhënash
17.00 Shqyrtimi i progresit dhe i informative kthyese, përmbyllja e ditës së pare.

 

E mart, 12 qershor

 

Koha Tema
09:00 Kontrolli i kualitetit: Prezentime nga grupet punuese, për treguesit
10.15 Grupe punuese paralele (Pjesa 3), grupet e njejta punuese si në pjesën 2:Vendosja e kornizës praktike për vëzhgim– Planifikimi i kornizës – Kush? Çka? Kur? Si?
11:00 Çaj/Kafe
11:30 Kontrolli i kualitetit: Prezentime nga grupet punuese për kornizat me rezulltate

Përgatitja e prezantimit përfundimtar për takimin me udhëheqësinë e lartë

12:30 Dreka
13.30 Takimi konfirmues me udhëheqësinë e lartë të anëtarëve të ONP: Prezentimi i strukturave kryesore të PNPD, sipas së cilës vijon për pyetje dhe përgjigje.
15.30 Çaj/Kafe
16.00 Dakordimi për hapat e ardhshëm: kush çfarë roli do të ketë në finalizimin e PNPD
16.30 Vlerësimi dhe përmbyllja

 

Pjesëmarrës: Specialistë dhe udhëheqës nga niveli i ndërmjetëm i anëtarëve të ONP në Maqedoni.

Trajnues:Filip Dierden, Qendra për zhvillim dhe trajnim ndërkombëtar, Universiteti në Vullverhempton, www.cidt.org.uk/brochure

Sht
19
Enj
2019
Instrumenti horizontal për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Sht 19 @ 9:54 am – Sht 21 @ 10:54 am

Nga 19-21 shtatori 2019, nën organizimin e Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian në hotel Drim – Strugë, u mbajtë trajnimi kryesor për Tregtinë me qenie njerëzore me qëllim eksploatimin për punë, si pjesë e projektit në kuadër të Instrumentit Horizontal(HF) për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore në Maqedoninë e Veriut (faza II)- “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimorë dhe Turqinë II”.
Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues nga institucione relevante të cilët janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të involvuar në rastet e tregtisë me qenie njerëzore me qëllim eksploatimin e punës, ndër të cilët edhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Punës , që përveç pjesëmarrjes dhan kontributin e tyre edhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në trajnim me anë të prezantimit të njohurive dhe shkathtësive si dhe duke dhënë shembuj praktik dhe ushtrime që do t’u shërbenin pjesmarrësve në rast identifikimi të një vepre të tregtisë me qenie njerëzore me qëllim eksploatimin e punës.

Një ndër qëllimet e trajinimit ishte edhe zhvillimi i shkathtësive të inspektorëve të punës të cilët nuk e kanë kaluar trajnimin kryesor, si dhe zbulimi, udhëzimi dhe identifikimi preliminar i viktimave të tregtisë me qenie njerëzore me qëllim eksploatimin e punës në bazë të trguesve të paracaktuar si dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vënia e kontaktit në mes inspektorëve të punës dhe palëve kryesore në luftën kundër tregtosë me qenie njerëzore.
Duke e pasur parasyshë që tregtia me qenie njerëzore me qëllim eksploatimin e punës momentalisht paraqet problem global dhe është vepër penale me të cilën kufizohen dhe shkilen të drejtat themelore të njeriut. Inspektorati Shtetëror i Punës edhe më tej do vazhdojë të japë kontributin e tij në luftën kundër këtij fenomeni.