Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i informon kandidatët që duhet të marrin provimin profesional për sigurinë dhe shëndetin në punë, se provimi është caktuar për datat në vijim:

  • 04.12.2020 – Provim për kontrollimin e njohurive teorike të kandidatëve (pjesa teorike), nga ora 10:50 deri në 12:50 dhe
  •  21.12.2020 – Provim për kontrollimin e aftësisë praktike të kandidatëve (pjesa praktike), nga ora 09:00 deri në 11:00.

Provimi do të mbahet në hapësirat e Fakultetit të Drejtësisë “Jistiniani i Parë” – Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi ”- qendra kompjuterike (kati përdhes), Blvd. “Goce Delçev” nr.96, Shkup

Shkarko njoftimin