Sot, në hapësirat e Inspektoratit Shtetëror të Punës, u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Asociacionit Rom për Gra dhe të Rinj “Luludi” në kuadër të projektit “Të gjithë së bashku në parandalimin e trafikimit të fëmijëve dhe vajzave” mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Qëllimi i projektit është të rrisë vetëdijen publike  për parandalimin e trafikimit të fëmijëve dhe të rinjve në forma të ndryshme të shfrytëzimit të punës.

 

Inspektorati Shtetëror i Punës u përfaqësua nga Z. Amir Imeri, udhëheqës i  Marrëdhënieve të Punës dhe  anëtar i Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i cili theksoi  se Inspektorati për një periudhë më të gjatë  merret me temën  – Trafikimi i qenieve njerëzore për eksploatim  pune, përkatësisht detektimin  dhe identifikimin e viktimave , gjegjësisht viktimat e mundshme të trafikimit njerëzor dhe lajmërimi i organeve kompetente.


Ai gjithashtu theksoi se Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet përkatëse, si dhe me sektorin joqeveritar, në mënyrë që të zvogëlohet niveli i përfaqësimit të këtij lloji të krimit, i cili është para së gjithash rezultat i dobët I gjendjes ekonomike dhe financiare  në vendin tonë, gjendja shoqërore  e kategorive të caktuara sociale, si dhe mungesa e informacionit se kush mund të jetë viktimë e trafikimit njerëzor, si të mbrohet dhe ku të drejtohet nëse dyshon ose është viktimë e trafikimit njerëzor për eksploatim pune.

Përfaqësuesit e Asociacionit  Rom për Gra dhe të Rinj “Luludi” u informuan për rolin e inspektorëve të punës në identifikimin e një rasti të trafikimit të qenieve njerëzore për eksploatim  pune dhe procedurat e mëtejshme në institucionet përkatëse.

Pas takimit, u arrit në një përfundim  se vetëm me një luftë të përbashkët kundër këtij krimi, do të shpëtohen shumë jetë njerëzish, shpresa e të rinjve, dhe me këtë edhe  e  ardhmja jonë.